Lajme
Ambasada e Kosovës në Bernë, pritje për Ditën e Pavarësisë dhe Epopenë e UÇK-së
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukelli, ka njohur rolin e diasporës sonë në Zvicër si dhe të shtetit zviceran, në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës

Të dielën, më 10 dhe të hënën, më 11 mars, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka organizuar dy pritje me rastin e përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në pritjen e parë ishin ftuar kryesisht pjesëtarë të komunitetit tonë në Zvicër, gjegjësisht përfaqësues shoqatash kulturore e të tjera, aktive brenda këtij komuniteti, ndërsa pritja e dytë ishte rezervuar për diplomatët nga bota, të akredituar në Bernë, përfaqësuesit e institucioneve zvicerane, përfshirë edhe politikanët shqiptarë në institucionet e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.


Duke iu drejtuar mysafirëve të pranishëm, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukelli, në rolin e nikoqirit ka njohur rolin e madh të diasporës sonë në Zvicër në çdo fazë të krijimit dhe shtetndërtimit të Kosovës. Po ashtu ai ka theksuar qëndrimin veçanërisht miqësor dhe të drejtë të Zvicrës në raport me Kosovën gjatë gjithë këtyre viteve, para dhe pas pavarësimit të shtetit tonë. “Kosova ka bërë një rrugë të gjatë për të cilën të gjithë mund të krenohemi.
Jeni ju diaspora e suksesshme anekënd botës, e në veçanti në Zvicër që kontribuon dukshëm në paraqitjen e imazhit të vërtetë të Kosovës. Edhe pse shume sfida mbeten, ne të gjithë së bashku e kemi për obligim/borxh ndaj paraardhësve tanë të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë demokratike, të begatë dhe evropiane për gjeneratat tona te ardhshme”, ka thënë, veç tjerash, ambasadori Ukelli.
Më tutje ai ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit dhe shtetit të Kosovës për rolin e veçantë që ka luajtur dhe po luan Zvicra në të gjitha zhvillimet në Kosovë. “Zvicra ishte një nga vendet e para që përmes znj. Micheline Calmy Rey si ministre e Jashtme e asaj kohe u prononcua që në vitin 2005 pro pavarësisë së Kosovës dhe menjëherë pas shpalljes së pavarësisë njohu shtetësinë e saj, për çka i jemi përherë mirënjohës!
Nëse shikojmë pas në marrëdhëniet tona gjatë 16 vjetëve të fundit, e në veçanti në periudhën prej 3 vjet e gjysmë sa jam vetë në Bernë, jam shumë i lumtur që relacionet tona me Zvicrën janë të shkëlqyera në të gjitha nivelet. Fakti që marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera dhe se Kosova gëzon një imazh të mirë, është edhe falë jush, komunitetit shqiptar në Zvicër, si një “aset i përbashkët”, i cili është dëshmuar të jetë gjithë kësaj kohe përmes sukseseve në të gjithë lëmenjtë. Thjesht, ju jeni ambasadorët më të mirë të Kosovës që kemi”, është shprehur ambasadori i Kosovës në Zvicër, z. Sami Ukelli.







Më shumë foto: GALERI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard Blerta Dodaj, studentja 21-vjeçare me origjinë shqiptare, pjesë e komunitetit të Harvardit dhe MIT-it...
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
-
Elina Duni merr Çmimin Zviceran të Xhazit 2025
-
Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare