Ambasada e Kosovës në Bernë përgënjeshtron akuzat e Marty-t
Ambasadori Malaj ka shfrytëzuar çdo rast për të përgënjeshtruar akuzat e Dick Marty qe kanë për qëllim denigrimin vlerave te UÇK-së
Lidhur me publikimin e një artikulli, me 14 dhjetor 2010 në webfaqen “The Guardian”, i cili përcjell një raport denigrues të Dick Marty, Ambasada e Kosovës në Bernë ju njofton se Ambasadori Malaj ka reaguar përmes një komunikatë të dërguar të gjithë medieve zvicerane me 15 dhjetor 2010, përmes së cilës ai kundërshton shpifjet e autorit të raportit.
Gjithashtu Ambasadori Malaj ka zhvilluar intervista me gazetarë të shtypit (ATS, Blick, NZZ, Argau Zeitung), radiove RSR, World, DSR, dhe televizioneve TSR,TSI,SF, ku është shprehur qëndrimi i Ambasadës rreth akuzave të Dick Marty.
Duhet thënë, se të gjitha edicionet qendrore te lajmeve ne TV, Radio, ashtu sikur edhe faqet e para te gazetave, i kane kushtuar lajmin e pare raportit te Dick Marty.
Intervista e Ambasadorit është transmetuar disa herë në tri kanalet televizive zvicerane kryesore në edicionet qendrore te tyre. Radio RSR ka emetuar më 15 dhjetor 2010 një intervistë të gjatë të Ambasadorit Malaj në edicionin e lajmeve të orës 18.00.
Ambasadori Malaj ka shfrytëzuar çdo rast për të përgënjeshtruar akuzat e Dick Marty qe kanë për qëllim denigrimin vlerave te UÇK-se. Ambasadori ka theksuar vazhdimisht se akuzat janë të pabaza qe u referohen me tepër thashethemeve.
Zonja Del Ponte, si prokurore e Gjykatës së Hagës ka patur mandatin e saj për të hetuar rreth krimeve ne ish-Jugosllavi pra edhe ne Kosove, por ajo asnjehere gjate mandatit te saj nuk e ka përmendur te ashtuquajturin trafik te organeve. Vetem pas eshte tërhequr nga ky post ajo ka folur per nje akuze te tille ne librin e saj. Nje veprim i tille nuk flet per seriozitet nga ana e nje prokurore.
Florence Hartmanne, zedhenese e Gjykates nderkombetare te Hages, pat quajtur akuzat e Znj. Del Ponte, si absurde.
Është e pabesueshme qe UÇK-ja, ushtri modeste, të ketë organizuar, siç thuhet në akuzat e Dick Marty, “trafik të organeve”, në një shtëpi të izoluar ku mungojnë kushtet minimale të higjienës, mjete të sofistikuara dhe logjistike moderne për të kryer këto operacione të ndjeshme. Ne nje kohe qe operacione te tille rezultojnë te veshtira ende sot per spitalet e Prishtines dhe te Tiranes.
Ambasadori Malaj, ka shtuar se eshte absurde te mendohet se UÇK-ja ka mundur të veprojë në këtë mënyrë kur dihet se e gjitha hapësira ajrore ishte nën kontrollin e NATO-së, por edhe i gjithë territori shtetëror i Shqipërisë ishte i mbuluar me organizata ndërqeveritare të ndryshme, OJQ si dhe përfaqësi te tjera ndërkombëtare. Përveç kësaj, asnjë nga raportet e këtyre subjekteve të pavarura nuk shkon në drejtim te raportit të Dick Marty.
Eshte cinike te degjosh sot te flasin per fitore te drejtësise ata qe kane provokuar dhe programuar dhe vene ne jete dhunimet dhe debimet sistematike, ata qe ende e kësaj dite mbajne te fshehura varret e mijera kosovareve te zhdukur. Dik Marty ka rene nen ndikimin e propagandes serbe. Eshte po kjo propagande qe akuzonte UCK-ne per terrorizem, fondamentalizem, trafik droge e armesh, dhe tani per trafik organesh.
Rreth ndikimit qe mund te kete ne marredheniet Zvicer-Kosove, raporti Marty, ambasadori ka deklaruar : marredheniet mes dy vendeve tona jane shume te mira dhe ky raport nuk perben qëndrimin e qeverise se Zvicres. Ishte pikërisht Ministria e puneve te jashtme te Zvicres ajo qe ishte distancuar nga libri dhe akuzat e Znj. Del Ponte.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













