Kosova
Ambasada e Italisë në Kosovë lëshon një njoftim të rëndësishëm
Ambasada e Italisë nis pranimin e aplikacioneve për vizë.
Për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit, ishin pezulluar edhe aplikimet për viza nëpër ambasadat në Kosovë.
E Ambasada e Italisë ka njoftuar se që nga data 22 qershor këto aplikime do të pranohen.
Sidoqoftë, aplikimet do të pranohen vetëm për disa kategori të kufizuara të vizave.
“Nga 22 qershori Ambasada do të rifillojë pranimin e aplikimeve për vizë për disa kategori të kufizuara vizash”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga 22.06.2020 do të mund të aplikohet në Ambasadën e Italisë në Prishtinë për kategoritë e mëposhtme të vizave:
– për punë (JO për biznes);
– për motive familjare;
– operatorët e studiuesit shëndetësorë dhe profesionistët e kujdesit për të moshuarit;
– punëtorët profesionalë;
– personeli i transportit;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punëtorët humanitarë në ushtrimin e funksioneve të tyre;
– personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Për të caktuar termin, palët e interesuara mund të shkruajnë në adresën e [email protected]. Lista e dokumenteve që duhet të dorëzohen gjendet në këtë adresë.
Hyrja në Ambasadë lejohet vetëm në përputhje me masat e kontrollit të infeksionit koronavirus. Duhet të mbani pajisje mbrojtëse personale (maska dhe doreza), përndryshe nuk ju lejohet hyrja në Ambasadë. Vizitorët do t’i nënshtrohen kontrollit të temperaturës së trupit, nëse është mbi 37.5 °, do të ndalohet hyrja brenda.a
Ju kujtojmë se, edhe në rastin e dhënies së vizës hyrëse, të huajt që hyjnë në Itali do të duhet të dëshmojnë arsyet e hyrjes së tyre në territorin kombëtar me anë të një vetëdeklarimi përkatës të bazuar në dispozitat në fuqi.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











