Kosova
Ambasada britanike uron kryeparlamentarin: Është vonuar formimi i qeverisë
Përmes një njoftimi për media, ambasada britanike ka uruar edhe Glauk Konjufcën për postin e tij në krye të Kuvendit
Së fundi Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Legjislaturës VII të Kuvendit të Kosovës, teksa ka deklaruar se formimi i qeverisë së re është tejet i vonuar.
Edhe pse dje në seancën konstituive të Legjislaturës VII kryeparlamentar u zgjodh Glauk Konjufca i Vetëvendosjes që mori edhe vota të LDK-së, me të cilën parti VV-ja nuk ka arritur deri tash të sigurojë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës dhe urojmë kryeparlamentarin e ri Glauk Konjufca dhe nënkryetarët e rinj për zgjedhjet e tyre. Pothuajse tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, formimi i qeverisë është tejet i vonuar”, thuhet në urimin e kësaj ambasade, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1466385696853850?__xts__[0]=68.ARBoKyFGgKUrY0Di39FXvXM2VCsYvcqMQHGiXrEdweRbFIELD7DuSKDfDcdQwhgFODalhYvE_0jPsuFmtJ_hibbOVJWg2B7L_Vj9LvcvjC0f-Skx7zraHsXJwEwGhNQyQTtgwf7ZC5Jp9LaOqYpo_vpQRsSn9SeNotEhZWhnzIVHB6tt_2KUdLOCASOR-c96pjzAYFnXIK7Ez-uAQEwcHEHne0vN941FMTG4HRsxEwFC070rq8tkxBtwrodUfOHHEs89ItWtCfTUcxhdpyl-s41UbzUZUMdh8PMu3SaJlRfD2W80iw6L0zmfwdEWJfAkZUb5N_bPXoTZdUBKfo7VGQ&__tn__=-R
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













