Autotech
Amazon ‘parakalon’ Google si marka më e vlefshme në botë
Gjiganti amerikan i tregtisë online Amazon tejkaloi kompanitë në fushën e teknologjisë Google dhe Apple duke u renditur në krye të klasifikimit të markave botërore më të fuqishme, sipas një klasifikimi të kryer nga zyra kërkimore “Kantar”.
Sipas kësaj liste të përvitshme me emrat e fituesve, e quajtur BrandZ, kompania e themeluar nga Jeff Bezos e rriti në 52% vlerën e markës së tij, në 315 miliardë dollarë.
Zyra kërkimore ”Kantar” dhe pronari i tij, gjiganti britanik i marrëdhënieve publike WPP, theksuan në një komunikatë se Amazon ka rritur vlerën e markës së tij nëpërmjet blerjeve inteligjente, një shërbimi të shkëlqyer për konsumatorin dhe kapacitetit për të dalë përpara konkurrentëve duke propozuar një ekosistem të pasur me produkte dhe shërbime, transmeton “ATSH”.
Amazon kapërcen nga vendi i tretë në të parin duke ia rrëmbyer këtë pozicionim gjigantit të internetit Google, i cili bëri hapa pas duke u renditur në vendin e tretë, me një vlerë të kompanisë të regjistruar në 309 miliardë dollarë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












