Lajme
Amazon humb 1 trilion dollarë
Amazon.com Inc. është kompania e parë publike në botë që humb 1 trilion dollarë në vlerë tregu, për shkak të disa faktorëve si inflacioni në rritje, politikave shtrënguese monetare dhe përditësimeve zhgënjyese të fitimeve, të cilat shkaktuan rënie historike të aksioneve këtë vit.
Aksionet e shoqërisë së e-commerce dhe cloud ranë me 4.3% të mërkurën, duke e ulur vlerën e saj të tregut në rreth 879 miliardë dollarë, nga shifra rekord 1.88 trilionë dollarë në korrik 2021.
Amazon dhe Microsoft Corp. kanë gjithnjë kokë më kohë në garën për arritjen e këtij rekordi, ku prodhuesi i software Windows ka humbur 889 miliardë dollarë nga kulmi i nëntorit 2021.
Pesë kompanitë e para teknologjike amerikane sa u përket të ardhurave kanë humbur këtë vit thuajse 4 trilionë dollarë në vlerë tregu.
Shitësi më i madh online me pakicë në botë e ka kaluar këtë vit duke iu përshtatur ngadalësimit të fortë të rritjes së e-commerce, ndërsa blerësit u janë rikthyer zakoneve të para pandemisë.
Aksionet e saj kanë rënë me thuajse 50% për shkak të ngadalësimit të rritjes, rritjes së kostove dhe rritjes së normave të interesit.
Që nga fillimi i vitit, pasuria e bashkëthemeluesit Jeff Bezos është zvogëluar me 83 miliardë dollarë, në 109 miliardë, sipas të dhënave të Bloomberg.
Muajin e kaluar, Amazon parashikoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave për një tremujor festiv në historinë e kompanisë, duke qenë se blerësit po kufizojnë shpenzimet, për shkak të paqartësive ekonomike.
Për këtë arsye, vlera e tregut e kompanisë është nën 1 trilion dollarë për herë të parë nga bumi i aksioneve në sektorin e teknologjisë, i nxitur nga pandemia më shumë se dy vite më parë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











