Sport
Aliji, i lumtur që është pjesë e Kaiserslauternit
“Dëshiroja një aventurë të re në karrierën time dhe kalimi te Kaiserslauterni ka qenë ai i duhuri”, theksoi Naser Aliji
Naser Aliji është i lumtur për zgjedhjen e tij. Kalimi te Kaiserslautern gjatë kësaj vere mund t’i japë një tjetër rrjedhë karrierës së mbrojtësit të kombëtares shqiptare, shkruan albinfo.ch.
22-vjeçari në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit është shfaqur shumë optimist për aventurën e tij të re. Aliji shpreson që në këtë sezon ai dhe Kaiserslauterni të sigurojnë ngjitjen në Bundesligën e parë.
Për të firmosur një kontratë tre vjeçare me Kaiserslauternin, kuqeziu la përfundimisht Baselin, por Aliji kurrsesi nuk pendohet për zgjedhjen e tij sepse pavarësisht pozitave në të cilat ndodhet klubi nga Fritz Ëalter Stadion është një emër i madh i futbollit gjerman që në të kaluarën ka fituar edhe Bundesligën.
“Dëshiroja një aventurë të re në karrierën time dhe kalimi te Kaiserslauterni ka qenë ai i duhuri”, theksoi Naser Aliji.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











