Shkurt.ch
Albana, oratorja e parë në protestën kundër ISIS-it dhe kundër Islamofobisë
Oratorja e parë e këtij manifestimi ka qenë Albana Azemi. Ajo, në fjalën e saj u ka shprehur ngushëllime të prekurve nga sulmet në Berlin dhe në Cyrih
Dje, më 24 dhjetor në sheshin Helvetiaplatz të Cyrihut një grup i vogël protestuesish demonstruan “kundër terrorizmit dhe kundër islamofobisë”. Fjala është për rreth dyzet veta, pjesëtarë të organizatës së të rinjve islamikë të Zvicrës, VIJS
Në parullat e shkruara që shpalosën këta të rinj mund të lexoheshin përmbajtje si: “Isis go to Hell” (Isisi shko në skëterrë) dhe “IS-Terror und Islamophobie sind zweu Seiten derselben Medaille” (terrori islamik dhe islamofobia janë dy anë të medaljes së njëjtë), ose “kush thotë po për islamofobinë, thotë po edhe për terrorizmin”, etj.
Oratorja e parë e këtij manifestimi ka qenë Albana Azemi, shkruan gazeta Tages Anzeiger, transmeton albinfo.ch. Ajo, në fjalën e saj u ka shprehur ngushëllime të prekurve nga sulmet në Berlin dhe në Cyrih. Fakti se ka myslimanë të cilët një akt të tillë e quajnë si të dëshiruar nga Zoti, e lë Albanën pafjalë. Por atë po ashtu e lë pafjalë edhe e dhëna se autoritetet dhe mediat pas të shtënave në xhaminë e Cyrihut, automatikisht konstatuan se bëhej fjalë për autorësi myslimane, përcjell albinfo.ch. “Çfarë logjike fshihet prapa kësaj”, ka pyetur Albana dhe ka thënë më tutje se islamofobia po merret tepër pak seriozisht.
VIJS konsiderohet të jetë në lidhje të ngushtë me organizatën islamike IZSR, e cila konsiderohet si bartëse e ideve radikale.
Vetë Albana Azemi ka qenë në media me rastin kur, rreth një vit më parë, kishte marrë certifikatën zyrtare për përkujdesje fetare e shpirtërore të viktimave në rast aksidentesh. Për këtë kishte pasur kritika nga qarqe të ndryshme drejtuar autoriteteve që i kishin dhënë certifikatën në fjalë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













