Kultura
Albana nga Zvicra synon Eurovizionin
Albana Azizi i ka hyrë garës për të përfaqësuar Zvicrën në "Eurosong Contest 2012", me këngën "I love it"

Albana Azizi, një këngëtare e re shqiptare, nga Berna e Zvicrës po merr pjesë në përzgjedhjen për këngën që do të përfaqësojë Zvicrën në festivalin e këngës evropiane “Eurovision Song Contest 2012. “I love it” mban titullin kënga me të cilën konkurron Albana në këtë përzgjedhje. Dhe Albana shpreson se do t`ia dalë.
Edhe këngëtare tjera kosovare e kanë provuar më parë fatin për të marrë pjesë në festivalin evropian të këngës. Në pamundësi që Kosova të ketë përfaqësuesin e vet në Eurovision, ato kanë konkurruar për vende tjera. Vitin e kaluar, për shembull, Genta Ismajli dhe Lira Gashi, patën provuar të hynin në portën e festivalit, përmes Zvicrës. Përpjekjet e tyre kanë dështuar por kjo nuk e pengon Albanën që të provojë fatin.
Albana, e njohur për publikun edhe me emrin artistik “Taila”, ka rreth dy vite që ka filluar të paraqitet në skenën e muzikës së popullarizuar shqiptare. Në mesin e disa këngëve të publikuara nga ajo është kënga “Bye baby bye” pastaj E vetmja femër”, e shoqëruar me videoklip etj. “Me këngëtarin e njohur Hekuran Krasniqi ajo ka kënduar vitin e kaluar në duet këngën “Loçkë”. Me këngët e saj ajo ka qenë mysafire dhe është prezantuar edhe në disa emisione të televizioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ndërsa edhe më herët, si nxënëse, Albana është dalluar si këngëtare dhe udhëheqëse e një bendi muzikor, me të cilin ka mbajtur koncerte në Bernë ku ka gëzuar një popullaritet në mesin e moshatarëve të saj, adhurues të muzikës.
Që Albana të kurorëzojë me sukses rrugën e filluar, ajo ka shumë nevojë për përkrahjen e të gjithëve. Prandaj, ata që duan të shohin vajzën simpatike kosovare në skenën e Ezrovisionit, mund të japin ndihmesën e tyre. Duke filluar nga mesi i muajit tetor, ata munden të votojnë për Albana Azizin dhe këngën e saj “I love it”. Këtë mund ta bëjnë në këtë adresë:
Prandaj, Albanës i urojmë shumë sukses në garat për festivalin më të madh evropian të këngës.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€