Sport
Albana Bekteshi, karateistja që po ndjek rrugën e babait
Në turneun prestigjioz Swiss Open ajo ka fituar vendin e dytë. Pastaj ia ka dalë të kualifikohet në ligën zvicerane
Kareteistja shqiptare e rritur në Zvicër, Albana Bekteshi, po mbyll një vit të suksesshëm sportiv duke fituar medaljen e argjendtë në kategorinë U21 deri në 68 kg në kampionatet e karatesë zvicerane. Ajo ka fituar disa duele të rëndësishme që i sigurojnë asaj një vend të lartë në mesin e karateisteve të talentuara zvicerane.
Në turneun prestigjioz Swiss Open ajo ka fituar vendin e dytë. Pastaj ia ka dalë të kualifikohet në ligën zvicerane. Albana po ashtu është ngjitur në shkallën më të lartë të trofeve në turnirin internacional të mbajtur në mars të këtij viti. Së fundmi vjen nga Lisstali me fitoren e medaljes së argjendtë që përmbyll një vit të suksesshëm të vajzës së re.
Albana Bekteshi, ndonëse ka stërvitur në këtë sport qysh si e vogël luftës në ring i është shmangur.
Pas sukseseve të këtij viti, vajza e re nga Herisau AI i ka vënë vetes prioritete të larta për të ardhmen. Vitet në vijim ajo dëshiron të marrë pjesë në turnire të niveleve ndërkombëtare dhe të kualifikohet për Kampionatin Evropian. Këtu ajo do të masë konkurrencën në duele jashtë Zvicrës. Siç është „Austrian Champions Cup“ apo më vonë në „German Open“, shkruan „St. Galler Nachriten“.
„Synimi im është ngjitja sa më e lartë në sportin e karatesë në të gjitha nivelet e garave vendore dhe ndërkombëtare“, shprehet për albinfo.ch Bekteshi.
Karateistja me origjinë nga Ferizaj, shprehet e bindur dhe beson se nën përkujdesjen e trajnerit dhe Kampionit Evropian Fehmi Mahalla do t’i realizohet ëndrra.
Albana në këto turnire do të ketë pranë, karateistin e njohur, Fehmi Mahallën dhe babain e saj, trajnerin Bek Bekteshi, i cili menaxhon klubin e karatesë „Dardania“ në St. Gallen. Ky klub është simotër e klubit të karatesë “Dardania” në Lozanë, të cilin e ka themeluar njëri nga nismëtaret e parë të karatesë në Kosovë, Prof. Fahri Mahalla Mjeshter i Shkalles VIII DAN, tregon Bekteshi.
Krahas vjazës së tij, trajneri i kësaj shkolle Bekteshi, shpresa të mëdha ka edhe në talentët Lorent Nuhiu, Armend Mustafa, vëllezerit Arianit dhe Arion Ceroviku dhe Donard Hertica. „Këta të rinj po i japin një pasqyrë mbrëslënëse dhe të shkëlqyer klubit me rezultatet e treguara“.
Bartësi i shkallës së 4 (4 DAN) te stilit shotokan karate, Bekteshi, vajzën e tij, Albanën përshkruan si një sportiste shumë të disiplinuar, këmbëngulëse dhe punëtore. „Jam shumë i bindur se nuk do te kthehemi duarthatë“, premton ai për turnirin ndërkombëtar „Austrian Cup“ që do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm në afërsi të qytetit Bregenz, Austri.
Vetë Albana, nuk i frikësohet konkurrencës, vetitë luftarake në ring ajo i ka trashëguar nga i ati, kurse teknikën nga përcjellësi i i saj, njohësi ekselent i karatesë, Fehmi Mahalla.
Për Fehmi Mahallën, Albana është një sportiste që mund të garojë në nivele ndërkombëtare. „Ajo është një vajzë që është inkuadruar vonë në karate dhe s’ka shumë përvojë, por Albana ka vullnet, ka talent, i ka të gjitha vetitë e një karateisteje të suksesshme“.
Ajo ka fituar medalje dhe në kampionatin e Zvicrës ka dalë e dyta. Ky është një sukses i madh, duke qenë se ka garuar kundër një garueseje që është pjesë e reprezentacionit të Zvicrës, tregon Mahalla. I cili nuk ka asnjë dyshim se në suksesin e saj, ka ndikuar edhe rrethi familjar me të cilin ajo është rritur duke qenë pjesë e një familjeje me histori karateje.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025














