E-Diaspora
Alban Meha, më i miri në bundesligën 2
Si lojtar i sezonit është kurorëzuar Alban Meha nga SC Paderborn. AI ka fituar 53 për qind të votave të të gjithë lexuesve që kanë votuar
Javën e kaluar është përmbyllur sezoni 2013-2014 i Bundesligës së Dytë gjermane. Dy ekipe, FC Köln dhe SC Paderborn do të kalojnë në Bundesligën 1, ndërsa Arminia Bielefeld, Dynamo Dresden dhe Energie Cottbus do të detyrohen të zbresin në Ligën e Tretë.
Lexuesit e portalit të bundesligës së dytë liga2-online gjatë një jave kanë pasur mundësinë të votojnë për futbollistin e tyre të preferuar për këtë sezon. Dhe, në fund, si lojtar i sezonit është kurorëzuar Alban Meha nga SC Paderborn. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka fituar 53 për qind të votave të të gjithë lexuesve që kanë votuar.
Është interesante se futbollisti shqiptar që ka mbushur 28 vjet, si pasojë e një lëndimi të meniskusit, në ndeshjet kampionale është inkuadruar vetëm në javën e shtatë.
Por, në 25 ndeshjet në të cilat ka luajtur, Meha ka arritur të dëshmojë vlerën enorme që ai ka për klubin e tij, shkruan liga2-online. Me 12 golat e shënuar dhe me tri asistimet, atij i takon një pjesë e madhe e meritës për forcën e treguar ofensive të klubit të tij SCP (i cili tashmë ka kaluar në bundesligën 1) gjatë muajve të fundit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










