Muzikë
Alba Festivali 2022 u përmbyll me shumë sukses, mirupafshim vitin tjetër!
Deri në vitin tjetër me Alba Festivalin e radhës, kur pritet të ketë edhe më shumë njerëz nga e gjithë Europa dhe më larg

Festivali më i madh shqiptar ne Europë shkruajnë mediat zvicerane, duke filluar nga “20 Minuten” dhe mediat lokale.
Mbrëmë u mbyll edicioni i dytë i Alba Fest në arealin pranë stadiumit Hardturm të Cyrihut.
Turma të rinjsh të veshur bukur mbushën stadiumin edhe njëherë, diten e dytë të kësaj ngjarjeje. Filloi në pikë vape me diellin ne krahë, me pijet e ftohta, ushqimin në dorë me plot shije; sidomos atë tradicional. Kishte fli Kosove, prerë në trekëndësha, qebape dhe “qofte të mëdha” pizza dhe ushqime të tjera si dhe ëmbëlsira.
Disa bare dhe me shisha janë të pranishme aty. Ora 14 pasdite shënoi fillimin dhe festa zgjati deri në orët e vona në të gjitha hapësirën e vendit me flamuj kuq e zi në dorë.
Sigurisht kostumet përputheshin dhe me ngjyrat e flamurit të ri të Kosovës blu apo verdhë me blu. Sabri Fejzullahu hapi krahët e publikut lart, me një performancë të shkëlqyer, veshur me një kostum blu të çelët ai dha sharm festivalit. Si gjithmonë.
Ylli Limani këndon bashkë me publikun, ai njeh këngët e tij ritmike. Publik ka dhe lart në “Rrotën fluturuese” dhe poshtë afër skenës. Nga lart duket më dritë, nga poshtë je më afër me zërin dhe muzikën.
Ghetto Geasy reperi i fundit në festival për këtë vit. Në sfond kishte flamurin shqiptar.
Më vonë, kur muzgu fillon luajtën edhe të mëdhenjtë e muzikës pop rep si Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri.
Butrint Imeri me një tridhjetëminutësh muzikor. Ja dolën suksesshëm. Kur akrepat e orës shënuan 22:30 u ndje lëvizja e audiencës për dalje. Është e dielë dhe nesër ditë pune; megjithatë kishte dhe qindra mijëra të tjerë që qëndruan deri ne fund.
Çfarë duhet të themi përpara se të marim një stacion treni të mbushur me flamuj dhe të rinj, të cilët nga efekti i Alba Fest akoma këndonin dhe diskutonin. Zbrita dhe unë duke qeshur dhe ndiej videot që kisha filmuar.
Doja t`i jap shkrimit qershinë mbi tortë apo të vazhdoja me komplimente për të gjithë artistët. Prapëseprapë nuk e vë në dyshim që Elvana Gjata do e merrte një tortë me frytin e sezonit veror. Ishte bukur.
Deri në vitin tjetër me Alba Festivalin e radhës kur pritet të ketë edhe më shumë njerëz të pranishëm nga e gjithë Europa dhe më larg, sepse dëshira për të qenë këtu konfirmohet në çdo moment nga të afërm po dhe nga lexuesit e Albinfo.ch.
Ky festival mbaroi me shumë sukses.
Mirupafshim vitin tjetër.
(Teksti: Julinda Daci, Fotot: Armend Berisha)
Më shumë fotografi në galerinë në vijim – >>>
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA Drilon Ganiu u pranua në “shtëpinë evropiane të futbollit”...
-
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme