Bota
Alarmohen austriakët për sulme terroriste
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka thënë se sulmi ishte në fazën e planifikimit. Nuk është bërë e ditur nëse është gjetur eksplozivi apo jo
Pas arrestimit të 17-vjeçarit shqiptar të premten mbrëma në Vjenë, aksionet e policisë nuk e kanë ndërmend të ndalen. Ata janë të shqetësuar për përkrahësit e Shtetit Islamik në këtë vend, shkruan ‘kurier.at’, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave austriake, shqiptari u arrestua pasi planifikonte një sulm terrorist në metronë e kryeqytetit austriak, derisa hetimet janë duke vazhduar.
Por, më pas në Gjermani, përkatësisht në Neuss u arrestuar një 21-vjeçar si bashkëpunëtor i shqiptarit.
Rasti më i rëndë, duket i 12-vjeçarit, i cili po mbahet në pyetje nga policia austriake. Për të thuhet se është përkrahës i Shtetit Islamik. Për shkak të moshës, ai nuk mund të arrestohet, megjithatë, kjo ka alarmuar austriakët për sulmet e mundshme terroriste.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, ka thënë se sulmi ishte në fazën e planifikimit. Gjithashtu nuk është bërë e ditur nëse është gjetur eksplozivi apo jo, dhe të gjitha këto informacione janë shumë ‘të fshehta’.
Aksioni kundër tyre po vazhdon në Austri, që janë të alarmuar për sulmet e mundshme terroriste.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











