Alarmi për bombë i Lumengos del i rremë
Pasi kanë bërë kontrollimin e pakos, policët kanë konstatuar se në të nuk kishte pasur objekte që mund të shkaktonin dëm
Deputeti nacional Ricardo Lumengo, i njohur nga skandali i fundvitit të kaluar, kur qe dënuar për falsifikim votash, ka pushtuar edhe njëherë vëmendjen e opinionit zviceran.
I njohur si deputeti i parë zviceran me rrënjë afrikane, Lumengo, pasditen e djeshme ka alarmuar policinë për një pako të dyshimtë që kishte mbërritur në kutinë e tij postare.
Si përgjigje, policia ka bllokuar gjithë rrugën dhe ka evakuuar tridhjetë persona nga dy ndërtesa, shkruan blick.ch.
Pasi kanë bërë kontrollimin e pakos, policët kanë konstatuar se në të nuk kishte pasur objekte që mund të shkaktonin dëm.
Lumengo, pas dënimit që kishte marrë nga një gjykatë për falsifikimin e votave, kishte dhënë dorëheqje nga Partia Socialdemokrate, të cilën deri atëherë e përfaqësonte në parlament.
E-Diaspora
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it
-
“Refugjati” nga Alan Gratz, një rrëfim përtej kufijve gjeografikë dhe kohorë
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”