Maqedonia
Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen fluturimet
Raportohet se të gjitha fluturimet janë anuluar për shkak të raportimit për eksploziv të vendosur në aeroportin e Shkupit, përcjell albinfo.ch.
Për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. Alarme për bomba janë dhënë edhe në adresat elektronike të hotelit “Aleksandar Palas” dhe qendrës tregtare “East Gate”.
Nga hoteli Aleksandar Pallas janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar dhe konferenca vjetore e Odës Ekonomike, në të cilën duhej të merrte pjesë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski. Për momentin është mbyllur dhe po kryhen kontrolle në East Gate.
Këto ditë, kërcënimet me bomba synojnë institucionet, shkollat fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 49 bomba të vendosura, mes tyre edhe shkollat në Kavadar.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









