Lifestyle
Aktorja Emma Thomson, në protestat ndaj ndryshimeve klimatike

Aktorja e njohur, Emma Thomson, ka marrë pjesë në protestat paqësore kundër ndryshimeve klimatike që janë mbajtur në Londër tash e një javë.
Ylli i filmave “The Children Act” e “Sens and Sensibility” tha se planeti është në probleme serioze, derisa i doli vetes në mbrojtje kur u pyet për udhëtimet e saj me aeroplan.
Vëmendjen ndaj saj, aktorja e shfrytëzoi për të kritikuar qeveritë që nuk kanë ndërmarrë asgjë për problemet serioze që kërcënojnë planetin.
“Ndaj ndryshimeve klimatike kam protestuar për vite me radhë. Bëj fluturime të rralla dhe kam tentuar të ndal këto fluturime. Kam kërkuar energji të pastër dhe jam injoruar. Qeveria jonë ka nënshkruar marrëveshje për energji të pastër, por i ka injoruar këto marrëveshje”, tha aktorja.
Rrugët kryesore të Londrës janë bllokuar për një javë rresht, shkaku i protestave që kanë pasur cak zonat më të frekuentuara londineze.
Gjatë këtyre protestave është bërë thirrje që të ndalet emetimi i gazrave deri në vitin 2025. Gjatë protestave në Londër janë arrestuar 600 persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës Ekspozita e tij e veçantë, ringjall solidaritetin e Zvicrës në kohë lufte në shtetin e Kosovës...
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
Jeta në Austri
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri Shifrat nga Shërbimi Publik i Punësimit (AMS) tregojnë se 364,419 persona janë aktualisht të papunë, 43...
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri