Kinema
Tom Hanks promovon pjesën e katërt të filmit “Toy Story 4”
Fituesi i çmimit “Oscar”, Tom Hanks, është bërë bashkë me ekipin e filmit “Toy Story”, për të parakaluar në tepihun e kuq për pjesën e katërt të filmit të animuar.
Hanks ishte përkrah aktorëve me pesha të rënda, siç janë Tim Allen e Keanu Reeves, të cilët huazuan zërin për këtë film të animuar.
“Toy Story 4” rikthen Hanksin në rolin e kaubojit Woody. E kjo është pjesa më e re e trilogjisë “Toy Story”, që me tri pjesët e para tuboi 1.8 miliard dollarë nëpër arkat filmike.
“Filmat e Toy Storyt gjithmonë i kujtoj siç i shikoj për herë të parë sepse nuk e dimë asnjëherë se si do të duken po të bëhen bashkë të gjithë. Sa herë i shikoj, them se këta janë filma të rëndësishëm, pasi i kthejnë njerëzit shumë vjet prapa dhe gjithmonë u duken sikur kanë shikuar pjesën e parë”, tha Hanks, transmeton albinfo.ch.
E pjesa e katërt e filmit merr vëmendje të madhe shkaku i paraqitjes së aktorit Keanu Reeves, i njohur për filmat “Jon Wick” e “Matrix”.
“Unë luaj rolin e Duke Caboom, improvizuesi më i madh kanadez. Ai nuk ka fëmijë dhe disi humb qëllimin e jetës, por përmes këtij udhëtimi, Caboom bëhet pjesë e rëndësishme e filmit”, tha Reeves.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











