Të tjera
Aktori shqiptar që ka pushtuar ekranet gjermane dhe zvicerane
Ilir Rexhepi nuk është vetëm aktor, por edhe produksioni është bërë prej tij
Është bërë e ditur se filmi “Der Zürich-Krimi” është shfaqur në televizionet ARD dhe SFR, ku luan edhe aktori kosovar Ilir Rexhepi. Madje Rexhepi nuk është vetëm aktor, por produksioni është bërë prej tij. Filmi është një bashkëpunim gjermano-austriak dhe xhirimet janë bërë kryesisht në Çeki, por edhe në Zyrih të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
“Filmi ka të bëjë me një familje biznesmeni, ku shfaqen anët pozitive dhe negative të tyre. Flitet për krimin e organizuar, lëndë narkotike, por edhe për bizneset edhe dashurinë e një të riu me një vajzë zvicerane. Roli im është ai i një shqiptari dhe bashkë me dikë tjetër jemi si drejtues të një bande aty. Besoj se do t’i pëlqejë edhe publikut dhe nuk kam dēshirë që të flas para kohe, sepse shpresoj që njerëzit ta shikojnë. Kur xhironim në Zvicër jam ndier shumë i lumtur, sepse kisha dëgjuar nga kolegët e mi shumë fjalë të mira për shqiptarët atje. Madje, një ditë pata rastin të takoja një prej tyre, sepse e dëgjova rastësisht të fliste shqip”, shprehet Ilir Rexhepi.
Duhet heksuar se prej një kohe të gjatë aktori jeton në Gjermani dhe rolet e tij kryesisht kanë qenë në seri. Sipas tij, seritë filmike që luan më shumë janë ato që shfaqen në mbrëmje, sepse ato kanë më shumë shikueshmëri dhe ai i krahason ato me filmat për nga cilësia e lartë artistike. Madje, në një film me metrazh mbi 60 minuta i ka rënë rasti të luajë rolin e një serbi dhe, sipas Rexhepit, kjo është gjë e mirë, sepse më parë shqiptarëve as nuk bëhej fjalë t’u ofroheshin role të tilla. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/emisioniexpress/videos/vb.290459668139343/266043407854158/?type=2&theater
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













