Integrimi
Aktivitet për integrimin përmes sportit
Në manifestimin me moton “Sporti flet në një gjuhë” pritet që si mysafire speciale të vijë edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila
Të dielën, më 22 qershor në Allschwill të Bazelit, në organizim të ABSM dhe FC Dardania mbahet manifestimi tradicional sportiv, kulturor dhe shoqëror me karakter të integrimit, me moton “Sporti flet në një gjuhë”. Në kuadër të këtij aktiviteti tërëditor do të zhvillohet një turnir futbolli ndërsa për fëmijë do të ketë edhe gara vrapimi në shtegun prej 100 metrash si dhe gara dhe lojëra të tjera.
Aktiviteti ka në fokus të tij integrimin e të huajve, në këtë rast të shqiptarëve po edhe të tjerëve, në rrethin ku jetojnë. Këtë vit, manifestimin tradicional e nderojnë me praninë e tyre edhe përfaqësues të qeverisë së qytetit dhe të kantonit të Bazelit ndërsa, siç na njofton kryetari i ABSM-së, Skënder Nikoliqi, mysafire speciale do të jetë kryetarja e qytetit të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila me një delegacion.
Kusari-Lila do të pritet edhe nga strukturat e larta qeveritare të kantonit dhe të qytetit të Bazelit.
Në këtë manifestim të karakterit të gjerë, gjatë gjithë ditës do të ketë lojëra sportive por edhe muzikë, gjegjësisht valle popullore nga Shkolla e Vallëzimit Shqiptar “Shota”.
Të rinjtë dashamirës të futbollit do të kenë rastin të takojnë futbollistë të superligës së Zvicrës të cilët do të jenë të pranishëm në këtë eveniment.
Në shërbim të atyre që vizitojnë aktivitetin do të jenë stendat me ushqime në skarë dhe me pije freskuese gjatë gjithë ditës.
Aktiviteti, përmes ndeshjeve të futbollit fillon në orë 9.00. Në orën 11.00 do të bëhet hapja zyrtare e tij nga organizatorët dhe ku do të flasin edhe politikanët e përmendur. Ndërsa pasdite, me fillim në orën 17.30 bëhet ndarja e çmimeve të fituesve të turnirit dhe përmbyllja e manifestimit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











