Bota
Shpallen fajtorë aktivistët që kanë ndihmuar migrantët të hyjnë në Francë
Një gjykatë franceze ka gjetur shtatë aktivistë, duke përfshirë dy shtetas zviceranë, fajtorë që kanë ndihmuar migrantët të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Francë nga Italia pranverën e kaluar.
Të enjten, Gjykata Penale e Gap në juglindje të Francës u dorëzoi dy të pandehurve francezë, të cilët kishin dënime të mëparshme, dënime prej 12 muajsh, nga të cilat katër muaj do të kryhen pas hekurave.
Të pesë të tjerëve, dy shtetas francezë, një italian, një zviceran dhe një belg -zviceran pa të dhëna kriminale , secilit prej tyre u dha dënime me gjashtë muaj pezull. Ata kanë dhjetë ditë për t’u ankuar.
Rreth 100 vetë u mblodhën jashtë gjykatës të enjten për të mbështetur aktivistët, të moshës ndërmjet 22 dhe 52 vjeç dhe të njohur si “Briançon Seven”, përcjell albinfo.ch
Ata ishin mes një grupi prej 100 aktivistësh kryesisht francezë dhe italianë, të cilët morën pjesë në një marshim demonstrues më 22 prill nga Claviere në Itali në Briançon në Francë, duke mundësuar kalimin Montgenèvre në kufirin italian me rreth 20 emigrantë të paligjshëm.
Zyra e prokurorisë akuzoi shtatë aktivistët që kanë lehtësuar hyrjen në Francë të emigrantëve. Në seancë, të pandehurit kishin mohuar që kanë ndihmuar migrantët të kalonin kufirin gjatë protestës .
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










