Shkurt.ch
Aktivistët klimatikë “pushtojnë” Parlamentin e Zvicrës
Aktivistët kanë shpalosur në tribunën e rezervuar për shikues një transparent të madh ku ishte e shkruar: “Final Countdown – Kanë mbetur 16 muaj”
Disa dhjetëra aktivistë të organizatës “Aktion Klimastreik” kanë befasuar në mëngjesin e të enjtes deputetët dhe personelin e Parlamentit Federal. Ata, me paraqitjen e tyre në tribunat e sallës së Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës kanë penguar dhe ndërprerë për disa minuta debatin që po zhvillohej në sallë, shkruan srf.ch.
Aktivistët kanë shpalosur në tribunën e rezervuar për shikues një transparent të madh ku ishte e shkruar: “Final Countdown – Kanë mbetur 16 muaj”, transmeton albinfo.ch. Krahas kësaj, ata kanë kënduar një version të tyrin të këngës së njohur të partizanëve italianë “Bella Ciao”.
“16 muajt” nga teksti i transparentit i referohen afatit, sipas të cilit më së voni deri në fund të vitit 2020 duhet të reduktohet për 1.5% emetimi i CO2. Prandaj kanë mbetur vetëm edhe 16 muaj për t`i ndërmarrë masat e domosdoshme në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë të bartësve të këtij aksioni.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











