Integrimi
Aksioni “Arkimedi”: Dyshohet edhe për të arrestuar shqiptarë
Drejtori i Entit Federal për krime, Franz Lang, ka thënë në Hagë se trafikantët kryesisht janë nga Kosova dhe nga Hungaria
Deri më tash operacioni më i madh policor në Evropë çoi në mbi 1000 arrestime. Në Austri janë kapur 13 trafikantë.
Autoriteti i policisë evropiane “Europol” në bashkëpunim me autoritetin kombëtar të Austrisë kanë arritur të bëjnë një goditje të fuqishme kundër krimit të organizuar.
Në kuadër të aksionit deri më tash më të madh në Evropë, të koduar me emrin “Operacioni Arkimedi” që nga 15 -23 shtator janë bërë më shumë se 1000 arrestime, ka deklaruar “Europol” të mërkurën në Hagë. Të arrestuarit janë ndaluar për shkak të veprave penale, si: trafikim i qenieve njerëzore në Evropë, ndihmues në migracionin ilegal, drogë dhe trafikim të armëve dhe deri te mashtrimi i krimeve kibernetike. Si pikat më të “nxehta” të krimit ndërkufitar, janë gjetur në pikat kufitare të Mesdheut dhe në Ballkan. Në Austri në qendër të operacionit ishte parandalimi i kontrabandës. Në Austri janë ndaluar 13 trafikantë, ndërsa 65 të tjerë po merren në pyetje.
Italia dhe Ballkani
Në Austri kemi dy qendra kryesore të trafikimit, tha drejtori i BK-së (Bundeskriminalamt). Shumica e udhëtimeve të trafikantëve bëhen përmes Italisë për në Tirol ose Karnten ose përmes Ballkanit. Derisa rruga përmes Italisë është kontrolluar relativisht mirë nga ana jonë, një sfidë e madhe është rruga përmes Ballkanit. Rreth 40- 45 % vijnë nga kufiri italian, ndërkaq 30 % e udhëtimeve janë nga vendet përtej kufirit hungarez, kurse pjesa tjetër nga kufijtë e shteteve të tjera për rreth.
Nga intervistat që janë zhvilluar, është treguar edhe sesa është kostoja e trafikantëve për të sjellë emigrantët përtej kufijve. Qyteti i Serbisë, Subotica, që gjendet në afërsit të kufirit me Hungarinë, ishte një pikë qëndrimi. Nga atje 1200 -2000 euro ishte kostoja që kanë marrë trafikantët për të sjellë njerëzit në Austri apo në vendet e tjera perëndimore. Nga Greqia udhëtimi ka kushtuar nga 2500 – 5000 euro për në shtetet evropiane.
Drejtori i Entit Federal për krime, Franz Lang, ka thënë në Hagë se trafikantët kryesisht janë nga Kosova dhe nga Hungaria. Kundër nëntë personave, të cilët janë në paraburgim, është duke u marrë gjykata kompetente. Në këtë aksion janë përfshirë 160 policë austriakë, të cilët kanë vërtetuar se bartja e emigrantëve është bërë kryesisht me vetura.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













