Lajme
Aksion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, arrestohen shtatë persona
Një operacion i koordinuar policor në Zvicër, Franca dhe Italia ka çuar në arrestimin e shtatë personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave, të lidhur me mafian italiane.
Sipas Eurojust, hetimet kishin nisur në vitin 2023 dhe zbuluan një operacion të sofistikuar, ku droga transportohej në automjete luksoze me ndarje të fshehta, ndërsa paratë pastroheshin përmes faturave të rreme dhe investimeve në pasuri të paluajtshme.
Një pjesë e rëndësishme e hetimit ishte sekuestrimi i një ngarkese kokaine në portin e Antwerp, që ndihmoi në zbulimin e lidhjeve mes të dyshuarve dhe rrjetit kriminal.
Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu pasuri mbi 5 milionë euro, kriptovaluta dhe para të gatshme, ndërsa kontrolle u zhvilluan edhe në kantonet Ticino dhe Graubünden në Zvicër.
Autoritetet theksuan se hetimet po vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












