Kosova
Aksion i madh në Kosovë kundër bastoreve dhe kazinove
Sot në mëngjes policia e Kosovës ka arrestuar Ismet Osmanin nga Mitrovica i cili është pronar i disa bastoreve dhe kazinove. Ai është i njohur me nofkën “Curri”.
Sipas burimeve, arrestimi i tij është kryer në lagjen “Marigona”, transmeton Klan Kosova.
“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalim me informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke zhvilluar një operacion hetimor, që përfshin bastisjen dhe ndalimin e disa personave.
Zyrtarët e Policisë së Kosovë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se policia po zhvillon këtë aksion në disa lokacione në Prishtinë.
“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione. Pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalim me informacione shtesë”, kanë thënë ata.
Sipas raportimeve të disa mediave lokale, ky aksion është duke u zhvilluar ndaj disa personave të cilët kanë në pronësi kazino dhe lokale të lojërave të fatit, përcjell albinfo.ch.
Më 10 maj të këtij viti ka hyrë në fuqi edhe zyrtarisht Ligji për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet.
Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit është marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, janë vrarë dy persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











