Kosova
Aksion i madh i Policisë së Kosovës: 30 të arrestuar nëpër komuna
Shkon në 30, numri i të arrestuarve në aksionin ‘Subvencionet 2021’
Krimet Ekonomike janë duke vazhduar aksionin “Subvencioni 2021”, në së paku katër komuna, ku sipas burimeve brenda Prokurorisë Speciale, numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në 30, përcjell albinfo.ch.
Të arrestuarit në Istog, Pejë, Lipjan e Ferizaj dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.
Katër të arrestuar V.K, A.R, J.S. dhe G.L, janë zyrtarë të Komunës së Istogut.
Brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se V.K. është zyrtar me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë në Komunën e Istogut janë me kontratë mbi vepër.
Kujtojmë se aksioni “Subvencione 2021” ka filluar muaj më parë në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë e qytetarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.
Pjesa e dytë e aksionit “Subvencionet 2021” ishte zhilluar më 30 qershor 2021. Përderisa 10 persona ishin arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës në mars të këtij viti. Të arrestuarit dyshoheshin se kishin kryer vepra të ndryshme penale, si marrje e dhënie ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











