Futboll
Super-gol nga ylli i Kosovës, feston me shqiponjën dykrenare
Donis Avdijaj e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Superligën turke te Trabzonspori.
Sulmuesi i Kosovës u transferua këtë verë te klubi turk me parametra zero.
Me paraqitjet e tij të mira në fushë, Avdijaj ka arritur ta zërë një vend në formacionin bazë të skuadrës turke, përcjell albinfo.ch.
Në ndeshjen që po zhvillohet momentalisht kundër Sivasporit, Avdijaj ka filluar nga minuta e parë.
Madje, futbollisti istogas e ka gjetur rrjetën tashmë, duke kaluar Trabzonsporin në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë.
Pas një superaksioni, Avdijaj goditi rrjetën me një goditje mjeshtërore, derisa golin e festoi me shqiponjën dykrenare.
Ndryshe, ky ishte goli i parë i Avdijajt në kampionatin elitar turk që prej ardhjes së tij te Trabzonspori./
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












