Integrimi
Aksidentohet kosovarja pasi e zë gjumi mbi timon
Ndihma e shpejtë e ka liruar nga makina dhe e ka transportuar në spital, ku është konstatuar se ka pësuar vetëm lëndime të lehta
Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 5,45 minuta një shofere e re kosovare me makinën e saj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në fushë, me ç`rast makina e tipit bmw, e kthyer përmbys, ka pësuar shkatërrim total. Aksidenti ka ndodhur në rrugën nga Halwil-inë drejtim të Boniswil-it.
Kosovarja 24 vjeçe nuk ka mundur të lirohet vetë nga makina deri sa ka ardhur ndihma e shpejtë dhe e ka transportuar në spital, ku është konstatuar se ka pasur vetëm lëndime të lehta, shkruan polizeinews.ch. Por, policia kantonale e Aargaut ia ka konfiskuar asaj përkohësisht patentshoferin.
Sipas të dhënave të para, ngasësen e veturës në një moment ka zënë gjumi gjatë vozitjes dhe kjo ka qenë shkaktare e aksidentit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










