Shqipëria
Aksidenti me 8 të vdekur, fillojnë arrestimet në Shqipëri
Të dy këta persona akuzohen për veprën penale ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’
Policia dhe prokuroria e Gjirokastrës ka vijuar me veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur ditën e djeshme, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 emigrantë.
Hetimet kanë saktësuar se të 7 emigrantët ishin nga Pakistani dhe kanë arritur të identifikojnë 3 prej tyre.
Gjithashtu për llogari të hetimeve janë arrestuar Agustin Gj. 26 vjeç, nga qyteti i Shkodrës dhe është ndaluar Ramazan D. 23 vjeç, po nga Shkodra.
Të dy këta persona akuzohen për veprën penale ‘ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve’, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Një tjetër shtetas 23-vjeçar nga Shkodra është shpallur në kërkim si i dyshuar se ka bashkëpunuar në rolin e organizatorit me drejtuesin e automjetit për transportin drejt veriut, kundrejt pagesës, të 7 emigrantëve, të cilët synonin më tej një vend të Europës Qendrore.
Policia dhe agjentët kriminalistë po punojnë për identifikimin e 4 emigrantëve të tjerë që kanë humbur jetën nga aksidenti. Asnjëri prej emigrantëve mes 28 dhe 32 vjeç nuk kishte me vete dokumente identifikimi. Për të ndihmuar procesin po përdoren edhe metoda të analizës së ADN si dhe kontakte me emigrantë të tjerë të ndalur dhe shkëmbim informacioni me Interpolin. Qindra emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta prej vitesh po përdorin për të hyrë tranzit në Shqipëri shtigjet malore përgjatë kufirit me Greqinë. Megjithëse një pjesë e tyre arrijnë të ndalohen nga policia kufitare dhe misioni Frontex, numri i atyre që ia dalin të kalojnë përmes Shqipërisë duke aktivizuar edhe trafikun e paligjshëm mbetet i lartë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










