Lajme
Aksident tragjik në Turqi, 12 të vdekur e 19 të lënduar

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur e 19 janë lënduar në një aksident tragjik i ndodhur në provincën e Anadollit Qendror të rrethit Sorgun të Yozgatit, sipas raporteve paraprake.
Incidenti ndodhi në orët e vona të së dielës, kur një autobus pasagjerësh që transportonte 31 persona nga provinca e Sivas për në Stamboll doli nga rruga dhe u rrëzua në një luginë pranë një fabrike sheqeri në dalje të distriktit, raporton EA, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet lokale dërguan ekipe shëndetësore, policore, xhandarmërie dhe shpëtimi për të ofruar ndihmë. 11 pasagjerë humbën jetën nga përplasja, ndërsa një i plagosur humbi jetën në spital.
Shkaku i saktë i aksidentit mbetet i panjohur, por zyrtarët kanë treguar se hetimet paraprake tregojnë për neglizhencën e mundshme të shoferit./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti