Lajme
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë jetën dy të rinjve shqiptarë dhe një shtetasi italian. Ngjarja ndodhi në unazën jugore të qytetit të Bergamos, në rrugën “Val Brembana”, pranë zonës së Stezzano-s.
Sipas mediave italiane, përplasja e fuqishme ndodhi mes një Mercedes-i, që drejtohej nga një 23-vjeçar shqiptar, dhe një furgoni Citroen Berlingo. Për pasojë, humbën jetën Klinton S. (23 vjeç), me banim në Melzo të Milanos, Denis C.(21 vjeç) nga Lodi, si dhe Oscar A. (62 vjeç), banues në Bergamo.
Nga hetimet paraprake të karabinierëve, dyshohet se automjeti Mercedes ka tentuar të parakalojë një mjet tjetër, duke kaluar në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me furgonin. Vëllai 64-vjeçar i viktimës italiane ndodhej në furgon dhe mbeti i plagosur rëndë; ai u transportua menjëherë në spital, ku po lufton për jetën.
Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore, ndërsa segmenti i rrugës u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve dhe pastrimit të mbetjeve të aksidentit.
Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të sqaruar në detaje shkaqet e plota të kësaj tragjedie që u mori jetën tre personave, mes tyre edhe dy të rinjve shqiptarë që ishin miq mes tyre dhe udhëtonin në të njëjtin automjet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










