Të tjera
Aksident tragjik në autostradë në Kroaci, 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac, ku janë përfshirë një autobus dhe një automjet me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Sipas autoriteteve kroate, përplasja fatale ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe ka lënë të plagosur 31 të tjerë. Ministri kroat i Shëndetësisë konfirmoi se rreth një e treta e të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalet e Zagrebit, Siskut dhe Pakracit.
Ekipet e shpëtimit dhe emergjencës ndërhynë menjëherë në vendin e ngjarjes. Për disa orë, autostrada u bllokua në të dy drejtimet, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vonesa të mëdha për qarkullimin.
Të dhënat paraprake, të publikuar anga index.hr tregojnë se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet i markës Volkswagen ka goditur një kaproll që kishte dalë në rrugë. Shoferi i mjetit ndaloi për të sinjalizuar automjetet e tjera, por një autobus që po afrohej nuk arriti të frenonte në kohë. Si pasojë, autobusi u përplas me makinën, theu barrierat mbrojtëse dhe kaloi në korsinë e kundërt, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë? Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, që pritet të hyjë në fuqi në muajin qershor,...
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
-
Mbrëmje informative për nxënësit shqiptarë në Zvicër
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake planifikon reformën e pensioneve: 63 është mosha e re e pensionimit të parakohshëm Sistemi i pensioneve të Austrisë është vendosur për reforma të rëndësishme duke filluar nga viti i...
-
Papunësia në Austri rritet për 7.3%, me 392.600 punëkërkues
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi