CH-Ballkani
Aksident në qendër të Athinës, vdes i riu shqiptar me të dashurën
Sokol Shkurti është i riu shqiptar që humbi jetën në një aksident të rëndë në qendër të Athinës, në Greqi.
Shqiptari 26-vjeçar ka ndërruar jetë së bashku me të dashurën e tij nga Polonia, 23-vjeçaren Veronika Kiueek teksa të dy ktheheshin për në shtëpi, në këmbë.
Ata u përplasën nga një makinë, “Jeap i zi”, shoferi i të cilit nuk ndaloi në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të rinjve. Policia greke është vënë në ndjekje të makinës që i përplasi në rrugën “Agiu Meletiu” në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruajnë mediat shqiptare.
“Star Channel” në një kronikë të zgjeruar për këtë aksident, ka marrë në intervistë edhe babanë e Veronikës, Slawimir Kiupek, i cili kërkon drejtësi, të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë, përcjell albinfo.ch.
“Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”, shprehet babai i 23-vjeçares Slawimir Kiueek.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











