CH-Ballkani
AKP-ja duhet t’i frikësohet arritjes së shumicës
Me vite të tëra AKP-ja është mësuar të ngarendë nga suksesi në sukses, por në këtë fushatë parazgjedhore është ndryshe. Opozita për herë të parë po i plason temat e saj. Dhe baza zgjedhore e AKP-së po zien përbrenda.

Që nga krijimi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim para 14 vjetësh, Hakan Akin bën pjesë në mesin e votuesve më besnik të saj. Për të AKP-ja ishte atdheu politik dhe suksesi i saj në një masë edhe suksesi i tij. Gruaja e tij, siç e predikon me dëshirë arkitekti i suksesit Recep Tayip Erdogan, i solli në jetë tre fëmijë. Për presidentin edhe sot Akin-i pothuajse nuk lejon t’i flitet keq. Se Erdogan-i shkel me këmbë drejtësinë duke u përzier masovisht në fushatën zgjedhore edhe përkundër ndalesës kushtetuese, se i kërcënon hapur gazetarët krtikë dhe me kuran në dorë e politizon religjionin ashtu siç nuk është parë në Turqia asnjëherë deri tash, nuk e pengojnë veçanërisht Akin-in. Ai e quan Erdoganin „ një udhëheqës të madh“.
Votuesit e dëshpërurar
Megjithatë Akin-i nuk dëshiron që votën e tij t’ia japë AKP-së, nëse të dielen zgjdhet parlamenti i ri. Ai ëshë me tamam i zemëruar në AKP-në . Arsyeja për këtë? Automekaniku 51 vjeçar gjendet para një mali borxhesh. Dhe kjo ndodhi kështu: Në vitet e frytshme, kur ekonomia turke lulëzonte, vëllau i tij krijo një punëtori automjetesh, punësoi Akin-in dhe mori një kredi. Punëtoria ecte mirë dhe të dy familjet mund t’ipaguanin këstet e kredisë dhe t’i gëzonin gjërat që dikur as që kishin mundur t’i ëndërronin. Por pataj, pas zgjedhjeve të vitit 2011, filloi spiralja e tatëpjetës. Klientët filluan të mungojnë. Kur vëllau nuk pati mundësi t’i paguajë kreditë, ndërhyri Akin-i duke marrë një kredi të re. Gjithsej rreth 75 mijë franga sillen borxhet e tij. „Nuk di se si do t’i ushqej fëmijët e mi?“ Tatëpjeta sociale flokthinjurin imtak e ka zhytur në një depresion të thellë. Qe gjashtë muaj po ballafaqohet me mendime vetëvrasjeje. “AKP-ja u ka premtuar shumë afaristëve sikur ne. Me asgjë nuk i ka përmbushur premtimet. S‘i bën fare për ne.“.
Në Rrethin Mamak, aty ku ka punëtorinë Akin-i, AKP-ja para katër vitesh kishte marrë 49,7 përqind të votave, aq sa kishte marrë edhe në nivel vendi. Si Akin-i, ashtu edhe Belgüzar Palabiyik bën pjesë në mesin e votueseve të orëve të para të AKP-së. Për dallim nga ai ajo do ta votojë sërish AKP-në. 33 – vjeçarja e ve është nënë e tre fëmijëve njëri prej të cilëve i hendikepuar. Natyrisht se secila parti ka edhe anët e saj të këqia, thotë Palabiyik. Por nga partia e Erdogan-it ajo ka vetëm përvoja të mira. Qeveria e ka përkrahur atë në të gjitha aspektet dhe ajo sot mund ta mbajë lirisht shaminë. „Momentalisht për mua nuk ka alternativë për AKP-në“.
Si edhe tërë Turqia edhe ky rreth në lindje të qendrës së kryeqytetit ka pësuar një zhvillim të hovshëm nën AKP-në. Vetëm aty-këtu mes shumë blloqeve të reja të banimit gjenden kasollat a varfëra të të ardhurve nga Anatoli dhe rrugët janë të shtraura në katran. „Të tjerët flasin, ne punojmë“ është një prej sloganeve zgjedhore të AKP-së. Partia me dëshirë do të paraqitet në rolin e garantit të stabilitetit. Por për këtë dyshojnë jo vetëm Akin-i, por edhe shumë ndërmarrës të tjerë të vegjël.
Opozita e transformuar
Akin-i dëshiron që këtë herë ta votojë Partinë Popullore Republikane (CHP). Për vite të tëra lufta zgjedhore e partisë më të madhe opozitare – pasuese e elitës kemaliste – përfundonte në sharje ndaj Erdogan-it. Por duket se CHP-ja ka mësuar nga gabimet e saj. Ç’është e vërteta, kryetari i saj Kemal Kilicdaroglu nuk lë moment pa shfrytëzuar për të sulmuar ashpër Erdogan-in dhe korrupsionin e AKP-së. Së fundmi kjo ndodhi edhe me gjoja tualetin e arit në palaltin ekstravagnat të Erdogan-it.Ndër të tjera, Kilicdaroglu është duke u koncentrohet edhe në humbësit e mrekullisë ekonomike : punëtorët, ndërmarrësit e vegjël, pensionistët. CHP-ja premton rritjen e rrogës minimale nga 315 në 526 franka, kurse pensionistët do të merrnin dy herë në vit nga dy pensione. Unë i besoj Kilicdaroglu-t, thotë automekaniku Akin.
CHP-ja është liruar nga barra ideologjike, thotë Özgur Ünlühisarcikli , drejtor i Geran Marshal Fund në Ankara. « CHP-ja nuk është bërë vetëm më sociale, por edhe më liberale ». Në rast të zgjedhjes së tij si kryeministër, Kilcdaroglu ka premtuar ndërtimin e një mega – qyteti okologjik në Anatolia. Me projekte të tilla dhe me fokusim në çështje sociale dhe ekonomike, CHP-ja po dëshmon se është e aftë për të qeverisur, thotë Ünlühisarcikli. Por se CHP do t’i fitojë zgjedhjet e përjashtojnë shumica e ekspertëve. Parashikimet për AKP-në sillen rreth 44 përqind. Shumëçka varet nga ajo se si do të klasifikohet partia prokurde – Partia Demokratike e Popujve HDP). Edhe sikur HDP-ja të mos arrijë të hyjë në parlament, AKP-ja nuk do të arrijë të ketë shumicën e dy të tretave të nevojshme për futjen e sistemit presidencial të dëshiruar nga Erdogan-i, mendon Ünlühisarcikli. Ndoshta AKP-ja për herë të parë do të detyrohet të kërkojë partner koalicioni qeverisës.
Përkthimi nga NZZ: Nexhmedin Gegruri
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ekuipazhi i ‘Wizz Air’ akuzoi gabimisht pasagjerët për vjedhjen e telefonit të rojes së sigurisë Nga Londra në Tiranë: Shtyhet fluturimi me 90 minuta vonesë...
-
Po kërkohej nga Austria, arrestohet në Morinë shtetasi i Kosovës
-
Pas Berlinit, kori “Siparantumi” do të dhurojë spektakël në Tajlandë
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Muaji maj, muaji i festivaleve për SH.K.A “Dardania” në Winterthur
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga rritja e çmimeve postare dhe rregullat e reja të banesave në Vjenë te rritja e...
-
Austri: 2500 vende të rezervuara për punëtorë sezonalë nga Ballkani Perëndimor
-
Vjenë: Illyrian Brains organizon event për profesionistë të rinj shqiptarë
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë