Lajme
Akademia Diplomatike vendoset në Prizren
Ministri Hoxhaj tha se është vizion i Qeverisë së Kosovës që Prizreni të jetë një qendër e rëndësishme e institucioneve shtetërore të Kosovës.
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë publik lajmin se selia e Akademisë Diplomatike të Kosovës do të jetë në Prizren. Kjo seli, sipas tij, do të zhvendoset në Prizren, për faktin, qyteti jugor i Kosovës historikisht ka luajtur rol të rëndësishëm në çështjet vendimtare të kombit.
Këto komente shefi i diplomacisë kosovare i bëri gjatë një takimi që zhvilloi në Prizren me kryetarin e qytetit, Ramadan Muja.
“Arsyeja e parë e këtij vendimi ka të bëjë me historinë e qytetit të Prizrenit, duke pas parasysh se në këtë qytet gjatë historisë kanë qenë të vendosur shumë përfaqësues diplomatikë të shteteve të ndryshme dhe se Prizreni ka një traditë të gjatë historike e kulturore në këtë drejtim”, tha Hoxhaj.
Ai po ashtu theksoi se ky vendim është pjesë e vizionit të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qytetit të Prizrenit.
“Është vizion i Qeverisë së Republikës së Kosovës që Prizreni të jetë një qendër e rëndësishme e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe pas themelimit të Universitetit të Prizrenit, Akademia Diplomatike është institucioni i dytë i rëndësisë së veçantë që vendoset në qytetin e Prizrenit”, tha Hoxhaj.
Ministri, siç thuhet në kumtesën e MPJ-së, bëri të ditur se arsyeja e tretë e këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës është e natyrës profesionale.
“Kjo Akademi do të merret me hartimin e dokumenteve dhe studimeve strategjike të politikës së jashtme kosovare, do të merret me organizmin e trajnimeve të stafit diplomatik që është pjesë e MPJ-së, por edhe të trajnimeve të tjera për qytetarët e Kosovës si dhe do të organizojë konferenca, forume dhe seminare në qytetin e Prizrenit”, tha ai.
Prefekti Muja e ka falënderuar ministrin Hoxhaj për këtë lajm shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe qytetin e Prizrenit, duke premtuar se Komuna e Prizrenit do të ofrojë hapësirën dhe mbështetje të gjithanshme për vendosjen dhe funksionalizimin e plotë të Akademisë Diplomatike të Kosovës, në qytetin e Prizrenit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












