Shkurt.ch
Ajri i ndotur dëmton mushkëritë e foshnjave
Sipas rezultateve të një studimi suedez, më i dëmshëm është ndikimi i ndotësve në vitin e parë të jetës së fëmijëve
Mushkëritë zhvillohen në vitet e para të jetës dhe në atë kohë është ende herët për të reaguar ndaj ndotësve. Kështu thotë një studim suedez, sipas të cilit ndotja e ajrit dëmton rëndë organet e frymëmarrjes te foshnjat.
Fëmijët janë më të ndjeshëm se të rriturit nga ajri i ndotur. Sipas rezultateve të këtij studimi, më i dëmshëm është ndikimi i ndotësve në vitin e parë të jetës së fëmijëve.
Studiuesit kanë vëzhguar funksionimin e mushkërive dhe alergjisë te 1900 fëmijë nga lindja deri në moshën tetëvjeçare. Pastaj studiuesit suedezë i kanë krahasuar të dhënat e fëmijëve në raport me vendin e ndotjes, në çerdhe apo shkollë. Rezultatet treguan se fëmijët të cilët kishin qenë të ekspozuar gjatë vitit të parë të jetës me ndotjen, në moshën tetëvjeçe treguan një përkeqësim të theksuar të funksionimit të mushkërive.
Studiuesit besojnë se për këtë arsye mushkëritë janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndotësve në vitin e parë të jetës. Prandaj, prindërit me foshnja duhet shmangur rrugët me komunikacion të dendur, duke zgjedhur ambiente që nuk i ekspozohen ndotjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










