Lajme
Airbnb bllokon rezervimet në Uashington javën e inaugurimit të Bidenit
Kompania për dhënie me qira të apartamenteve, Airbnb, ka njoftuar se do të bllokojë dhe pezullojë të gjitha rezervimet në zonën e Uashingtonit, gjatë javës së inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden.
“Ky vendim është marrë pas informatave të siguruara nga komuniteti nikoqir, si dhe zyrtarët lokalë, shtetërorë dhe ata federalë”, ka thënë Airbnb përmes një deklarate, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Kjo kompani gjigante ka thënë edhe se ua ka ndaluar disa individëve rezervimet pasi ka gjetur se kanë lidhje me grupet që nxisin urrejtje, apo edhe me ato që janë përfshirë në sulmin ndaj Kongresit javën e kaluar.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet lidhur me milici të armatosura dhe grupe që nxisin urrejtje, që kanë tentuar të udhëtojnë dhe të pengojnë inaugurimin”, ka thënë Airbnb.
Megjithatë, kjo kompani nuk ka treguar nëse vendimi për të bllokuar rezervimet ka qenë rezultat i ndonjë kërkese të agjencive për zbatim të ligjit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












