Lajme
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vjetësh
Pas një mungese të gjatë, “Air India” po kthehet në aeroportin e Cyrihut. Nga 16 qershori, linja ajrore indiane do të lidhë aeroportin zviceran me Nju-Delhin.
Prania e fundit e “Air India” në Cyrih me një shërbim të planifikuar daton në vitin 1997, sipas një njoftimi për shtyp, transmeton albinfo.ch.
Linja ajrore planifikon t’i shërbejë kryeqytetit indian nga aeroporti i Cyrihut katër herë në javë. Swiss International Air Lines (SWISS) gjithashtu operon këtë linjë në baza ditore.
Air India është pjesë e rrjetit ndërkombëtar Star Alliance, anëtar i të cilit është edhe SWISS, shkruan swissinfo.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












