Koronavirusi: çast pas çasti
Air France e bën të obligueshme përdorimin e maskës gjatë fluturimit

Air France e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskave gjatë fluturimeve të saj.
Vendimi i ri për pasagjerët do të hyjë në fuqi nga java e ardhshme, kur edhe do të nisë lehtësimi i masave kundër koronavirusit në Francë.
“Në përputhje me udhëzimet e Francës që e bëjnë të detyrueshme veshjen e maskës në transportin publik, Air France do t’iu kërkojë klientëve të saj që të mbajnë maska gjatë fluturimeve, nisur nga 11 maji, 2020”, tha përmes një deklarate Air France.
Kompania tha se pasagjerët do të duhet ta sigurojnë vetë maskën.
Linja ajrore po ashtu tha se do të zbatojë “distancën fizike” në bord, kur është e mundur.
“Në rastet kur kjo nuk është e mundur, vendosja e maskës siguron mbrojtje të përshtatshme shëndetësore”, tha Air France, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj