Kosova

Ahmeti thotë se prioritet do ta ketë Prishtinën

“Nuk besoj se do të ketë bllokadë në Kuvendin Komunal, madje parashoh diskutim të mirëfilltë”, ka thënë Ahmeti, i cili ka paralajmëruar marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen për ndarjen e pushtetit. 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zotuar se puna e tij në kryeqytet është prioritet karshi angazhimit të tij si kryetar i PSD-së. Ahmeti në një konferencë për media, një ditë pas marrjes së postit në PSD, tha se kjo parti tashmë është forcë parlamentare.

“Ne kemi 12 deputetë dhe udhëheqim me dy komuna, Prishtinën dhe Kamenicën, që na bëjnë një prej subjekteve kryesore në vend dhe do të luajmë një rol të rëndësishëm sidomos këtë vit që po diskutohen tema të mëdha”, theksoi ai.  Duke folur për qeverisjen komunale,  Ahmeti  tha se është i kënaqur me punën e 3 drejtorëve të Vetëvendosjes, Nora Kelmendi, Yll Rugova dhe Arben Vitia.

“Nuk besoj se do të ketë bllokadë në Kuvendin Komunal, madje parashoh diskutim të mirëfilltë”, ka thënë Ahmeti, i cili ka paralajmëruar marrëveshje koalicioni me Vetëvendosjen për ndarjen e pushtetit.  Sipas tij, nuk duhet të ketë luftë mes PSD-së dhe Vetëvendosjes, por të dyja bashkë duhet t’i luftojnë të këqijat në vend