Lajme
Ahmeti, kryebashkiaku i muajit në botë
Heqja e rrethojave të institucioneve publike, rrënimi i objekteve pa leje dhe përforcimi i praktikave të prokurimit janë disa nga arsyet për dhënien e këtij çmimi për Ahmetin
Fondacioni ndërkombëtar “The City Mayors Foundation” ka zgjedhur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryebashkiakun më të mirë të muajit janar në botë. Ky fondacion përmend disa aksione që ka marrë Ahmeti për ta kthyer kryeqytetin e Kosovës në një qytet normal.
“The City Mayors Foundation” përmend heqjen e rrethojave të institucioneve publike, rrënimin e objekteve pa leje dhe përforcimin e praktikave të prokurimit si disa nga arsyet për dhënien e këtij çmimi.
“Vendimi modest që Ahmeti e mori për heqjen e rrethojave afër objekteve publike nëpër Prishtinë për të liruar hapësirën për kalimtarët ishte një punë që i ndihmoi qytetit”, thuhet në komunikatën e fondacionit.
Sipas “The City Mayors Foundation”, administrata e Ahmtit, gjithashtu është duke vendosur shtylla dhe pemë nëpër trotuare për të parandaluar parkimin e veturave. Ky ishte një tjetër ndryshim i vogël që bëri dallim të madh në lehtësimin e jetës së qytetarëve”.
“Me fjalë tjera, kryetari Ahmeti është duke punuar shumë për të ardhmen e Prishtinës. Ai e kupton që banorët e kryeqytetit presin shumë nga administrata në vitin e tij të dytë në zyrën e kryetarit të Prishtinës. Banorët duan ndryshime të dukshme dhe të efektshme”, thuhet në disa prej arsyeve të dhënies së këtij çmimi.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









