Lajme
Ahmeti e Zaevi, takime tensionuese
Relacionet ndërmjet dy partive LSDM dhe BDI janë ftohur, pasi që një grup i deputetëve të BDI-së, duket se dëshirojnë akoma koalicion me VMRO DPMNE-në
Dy muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni, partitë politike atje nuk po arrin ta krijojnë koalicionin qeverisës. Pas dështimit të Nikolla Gruevskit për koalicion, u krijuan shpresat se qeverinë e re do ta formojnë LSDM-BDI dhe Aleanca Shqiptare, por ditëve të fundit janë ftohur keq relacionet ndërmjet BDI-LSDM.
Madje burime nga Shkupi, thonë se relacionet ndërmjet dy partive janë ftohur, pasi që një grup i deputetëve të BDI-së, dëshirojnë akoma koalicion me VMRO DPMNE-në.
Siç raportohet në opinionin maqedonas, marrëdhëniet ndërmjet Ali Ahmetiti dhe Zoran Zaevit janë tensionuar. Megjithatë materialet e shkruara që Ali Ahmeti i kërkon nga Zoran Zaevi janë gati dhe së shpejti do të dorëzohen në BDI.
Megjithatë, burime nga BDI për AlsatM thonë se pavarësisht mesazheve kërcënuese të Gruevskit ndaj Ahmetit, ata kanë zhvilluar sërish takim ditët e fundit. Takimi, sipas informacioneve, nuk ka kaluar në atmosferë të relaksuar.
Njëri krah i BDI-së, ende përpiqet që të nxjerrë hapa në favor të bashkëpunimit me VMRO DPMNE-në, të cilët të paktën do të çonin në zvarritje të procesit, diçka që edhe vetë Ahmeti e paralajmëroi me përmendjen e skenarit belg – “një situatë në të cilën vendi dy vjet nuk kishte qeveri”.
Në anën tjetër, Nikolla Gruevski ka kërcënuar se nëse nuk formohet koalicioni me partinë fituese VMRO DPMNE nuk do të ketë qetësi dhe zhvillim në vend. Për të relaksuar situatën dhe për të gjet formulën e koalicionit në Maqedoni në fundjavën që shkoi qëndroi Johanes Hahn, komisari i BE-së. Kjo e fundit duket se kërkon një qeverisje të spektrit të gjerë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













