Maqedonia
Ahmeti dhe Gruevski nën hetime për shpërdorim të pushtetit
Prokurorja speciale, Fatime Fetai, tha se dy liderët e partive që ishin në koalicion qeveritar kanë keqpërdorur funksionin duke dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 175 milionë denarë apo rreth 2.8 milionë euro

Prokuroria Speciale Maqedonisë ka nisur hetime ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit lidhur me dështimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.
Prokurorja speciale, Fatime Fetai, tha se dy liderët e partive që ishin në koalicion qeveritar kanë keqpërdorur funksionin duke dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 175 milionë denarë apo rreth 2.8 milionë euro, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Shkas për ndërprerjen e regjistrimit, sipas Prokurorisë Speciale, ishte supozimi se nga përfundimi i këtij procesi do të dëmtohej imazhi i liderëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, përcjell albinfo.ch.
Veç kësaj, sipas Prokurorisë Speciale, dy liderët politikë nuk kishin kapacitet për të realizuar regjistrim real që do të nxirrte në sipërfaqe shpërnguljen e popullatës nga Maqedonia.
“Në bazë të dëshmive, dyshojmë se në muajin tetot të vitit 2011, të dyshuari kanë shfrytëzuar kompetencat e tyre dhe si persona përgjegjës, kryetar të partive politike, kanë keqpërdorur funksionet e tyre dhe kanë dëmtuar buxhetin. Ekzistojnë dëshmi të bazuara se me qëllim që të fshehin faktin se si partner të koalicionit nuk kanë kapacitet politik për të realizuar regjistrimin, si dhe të fshehin faktet jo të favorshme për gjendjen demografike dhe ekonomike që kanë rezultuar me shpërngulje të mëdha të popullatës, mes datës 10 dhe 11 tetor, të dyshuarit janë marr vesh që të ndërpresin regjistrimin e popullsisë”, ka deklaruar prokurorja Fetai.
VMRO dhe BDI atë kohë ndërprerjen e regjistrimin e kishin arsyetuar me probleme teknike, por në fakt sipas burimeve partiake në pyetje ishin mosmarrëveshjet rreth tyre lidhur me përfshirjen ose jo në regjistrim edhe të shtetasve të Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për më shumë se një vit. BDI-ja kërkonte edhe përfshirjen e tyre, kërkesë kjo që kundërshtohej nga VMRO-ja, duke u bazuar në standardet evropiane. Përfshirja ose jo e kësaj kategorie të qytetarëve mund të ndikonte në uljen apo rritjen e përqindjes së popullatës shqiptare në Maqedoni, e cila sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002, përbën 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni.
Pala maqedonase pretendon se numri i shqiptarëve në Maqedoni është shumë më i ulët, kurse pala shqiptare thotë se numri i shqiptarëve është më i lartë se statistikat zyrtare.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri