Shqipëria
“Eurobondi, test i rëndësishëm për besimin e investitorëve”
Ministri i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se dalja e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare ku synon të marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet, është një test i rëndësishëm për rritjen e besimit të investitorëve në ekonominë shqiptare.
“E rëndësishme është te besimi që kam te e ardhmja e ekonomisë. Besoj se do t’ia dalim,” ka thënë ai.
Ahmetaj shtoi se pas një jave intensive takimesh me investitorët në disa prej qendrave kryesore financiare evropiane, sot pritet finalizimi i një procesi të rëndësishëm për ekonominë dhe financat shqiptare.
“Është e rëndësishme të themi që kemi bërë një punë të gjatë me muaj. Sot është mundësia e një transaksioni të mundshëm nga Parisi. Ka një orë që është hapur tregu me orën e Londrës. Është një ditë e ngarkuar me ankth dhe emocion”, theksoi ministri Ahmetaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











