Kosova
AGK dënon fushatën e vazhdueshme kundër mediave nga kryeministri Kurti dhe partia e tij
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar fushatën e vazhdueshme kundër mediave dhe gazetarëve nga kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas njoftimit, në vazhdimësi të 4 viteve të qeverisjes, Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, kryeministri Albin Kurti, kanë intensifikuar sulmet e papranueshme ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
“Në një intervistë për një televizion lokal, kryeministri Kurti ka thënë se “portalet janë pjesë e Trekëndëshit të Bermudës që duan ta fundosin Kosovën”. Pothuajse në të gjitha tubimet zgjedhore në qytete të ndryshme, Kurti ka përdorur gjuhë denigruese dhe sulmuese ndaj mediave, gazetarëve dhe komentatorëve të debateve televizive. Ekipe gazetarësh, duke përfshirë ata të Klan Kosova dhe Nacionale, janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes në disa tubime zgjedhore, në përpjekje për të pamundësuar raportimin nga terreni”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Tutje, AGK-ja konsideron se sulme të tilla janë presion i papranueshëm ndaj mediave që të bëjnë punën e tyre, në një fazë të rëndësishme siç është kjo e fushatës zgjedhore. Gjuha nxitëse nga ana e partisë në pushtet e vështirëson ndjeshëm mundësinë e raportimit. Bojkoti i Vetëvendosjes ndaj 3 televizioneve nacionale gjithashtu ka ndikim në ofrimin e transparencës dhe është shmangie e llogaridhënies ndaj një pjese të rëndësishme të publikut.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










