Tematike
Agim Emini thyen rekordin zviceran në qitje, por rekordi i tij nuk njihet pasi është shtetas i Maqedonisë
Gjuajtje përmes dëgjimit. Agim Emini është gjuajtësi më preciz në Zvicër. Ai bile ka thyer rekordin zviceran, por fatkeqësisht kjo nuk është llogaritur pasi është shtetas i Maqedonisë.
Agim Emini dhe Bruno Heimberg janë stërvitur sëbashku në Thun. Të dy janë jashtëzakonisht të saktë, edhe pse nuk shohin asgjë. Pas çdo qitjeje, mbikëqyrësit e tyre Urs Wenger dhe Fritz Heim i inkurajojnë ata.
Maksimumi i një gjuajtje është 10.9 pikë
Wenger është trajneri i grupit të qitësve me dëgjim, ndërsa Emini është ndër gjuajtësit më të mirë në grup. 50 vjeçari gjatë garave në kampionatin zviceran në Bernë mori 637,9 nga 654 pikë maksimale – një rekord zviceran, shkruan “Berner Zeitung”. Megjithatë kjo nuk ka vlerë, pasi ai është nënshtetas i Maqedonisë.
“Prapë se prapë jam tepër i gëzuar për këtë sukses. Kjo më bën krenar,” tha ai. Ai nuk shikon cakun 10 metra larg. Kjo ishte ndryshe para 18 vjetësh, kur erdhi në Spiez. Ndërkohë ai me familjen e tij jeton prej pesë vitesh në Köniz, trasnmeton albinfo.ch. Ish mekaniku gjuan me armë nga 2014.
“Dy vjet unë vetëm jam stërvitur, ndërsa tani jam në gara prej tre vitesh.” Ai është i gëzuar, pasi mund të përmirësojë precizitetin. Në 50 minuta duhet të ketë 60 gjuajtje. Emini shënon 10,9, që është maksimumi i mundshëm. “Duhet të përqëndrohem,” tha ai.
Sytë e tij janë të hapur gjatë gjuajtjes, por arma funksionon me optronikë. Sa më afër qendrës është gjuajtja, aq më i lartë është zëri në dëgjueset e tij. Kjo është teknikë e re në sportin e qitjes.
“E vështira është, të ruash qetësinë dhe përqëndrimin,” thotë miku i Eminit, Bruno Heimberg, i cili themeloi grupin në 2014 dhe prej atëherë mori me vete shqiptarin e Maqedonisë.
Gjatë garave në Austri, Emini dërgoi në vend të dytë kampionin e Austrisë, Kurt Martinschitz, ndërsa Heimberg doli i treti. Te gratë vendin e parë e mori Usterin Kunz-Inderkummen.
Për arsye sigurie pas çdo gjuajtje, qoftë në stërvitje ose në gara, qitësit duhet të kenë me vete trajnerët. Kjo për t’ua shënuar pikët, por edhe për të shmangur disqet e gabuara në shënjestër. Andaj Urs Wenger dhe Fritz Heim ndodhen çdoherë pranë Agim Eminit dhe Bruno Heimberg – edhe gjatë stërvitjeve të tyre në Thun.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










