Lajme
Afaristët nga Diaspora, takim me presidentin Thaçi
Presidenti Thaçi falënderoi afaristët nga diaspora për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf, në ambientet e Wirtschafsclub u mbajt një takim, bashkëbisedim me afaristët nga diaspora, shkruan albinfo.ch.
Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Unioni i Bizneseve në Gjermani në krye me kryetarin Nazmi Viqa, Wirtschafsclub z. Lazim Destani, Rrjeti i Bizneseve ne Gjermani z. Artan Rekaliu dhe afaristë tjerë të suksesshëm nga Dyseldorfi dhe rrethina.
Takimin e hapi Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva, i cili falënderoi Presidentin Thaçi për kohën dhe iniciativën që të takoj dhe bashkëbisedoj me afaristët nga diaspora.
Konsulli Përgjithshëm gjithashtu falënderoj edhe nikoqirin e këtij takimi në Wirtschafsclub z. Lazim Destanin. Konsulli Kashtanjeva gjithashtu vlerësoj lartë integrimin dhe punën e mirë që po bënë diaspora jonë në Gjermani në të gjitha aspektet, ekonomi, art, sport e kulturë. “Kemi edhe shumë afaristë tjerë shqiptarë të suksesshëm të cilët janë në Republikën e NRW-së, por që bazuar në rrethanat e Pandemisë dhe kufizimet që duhet respektuar, nuk mund të jenë prezent” pohoj Konsulli Përgjithshëm Kashtanjeva.
Presidenti Thaçi falënderoi afaristët nga diaspora për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Ai shprehu gjithashtu vlerësim për punën dhe sukseset që po arrihen nga diaspora jonë edhe për imazhin e mirë që po prezantojnë, duke qenë shembull i mirë i integrimit, “ arritjet tuaja janë edhe arritje të Kosovës”. Përvojat dhe ekspertizat e fituara nga diaspora janë shumë të nevojshme për forcimin e shtetit te Kosovës, ekonomisë bujqësisë dhe kulturës, ishte konkludim i përbashkët.
Bashkëbisedimi i afaristëve me Presidentin Thaçi u zhvillua në atmosferë vëllazërore, ku kishte pyetje, diskutime, mendime, propozime në të mirë të zhvillimit të vendit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











