Shqipëria
Aeroporti i Rinasit me rekord fitimesh
Auditimi i kryer nga BDO Albania konkludoi se në periudhën 2004-2017, kompania koncesionare ka fituar 85 milionë euro më shumë nga sa parashikohej në skenarin bazë të koncesionit
Në kulmin e përplasjes me qeverinë për treguesit ekonomik të koncesionit, Aeroporti i Rinasit ka vendosur një rekord të ri fitimesh.
Të dhënat nga bilanci zyrtar, tregojnë se gjatë vitit të kaluar fitimi bruto i kompanisë kërceu në 48.5 për qind e xhiros duke u konfirmuar kështu si një nga kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga bilanci, për vitin 2018, Tirana International Airport arkëtoi 6.4 miliardë lekë nga tarifat dhe shërbimet e tjera aeroportuale, nga të cilat 3.1 miliardë lekë ose rreth 25 milionë euro shkuan si fitim bruto për kompaninë, transmeton “TCH”.
Ndërsa pas pagesës së taksave, fitimi neto i kompanisë për vitin e kaluar rezultoi rreth 20 milionë euro, pjesa dërrmuese e të cilave janë shpërndarë si dividentë për aksionarët, përcjell albinfo.ch.
Prej vitesh aeroporti i Rinasit është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri për shkak të monopolit absolut mbi fluturimet ajrore. Pas ankesave të vazhdueshme nga qytetarët për çmimet e larta të biletave, vitin e kaluar qeveria shqiptare pajtoi një auditim të pavarur për treguesit ekonomik të koncesionit.
Auditimi i kryer nga BDO Albania konkludoi se në periudhën 2004-2017, kompania koncesionare ka fituar 85 milionë euro më shumë nga sa parashikohej në skenarin bazë të koncesionit.
Pas këtij auditimi, qeveria i ka kërkuar kompanisë që fitimi i tepërt t’i kthehet buxhetit të shtetit ose qytetarëve përmes uljes së tarifave. Por kompania e refuzoi kërkesën duke mos e njohur raportin e auditimit.
Pak ditë më parë, qeveria autorizoi avokatin e shtetit që të pajtojë një konsulent ndërkombëtar për ta këshilluar në konfliktin financiar me koncesionarin e Rinasit dhe nëse palët nuk do të gjejnë marrëveshje, gjasat janë që çështja të shkojë në arbitrazh.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










