Kosova
Aeroporti i Prishtinës sjell fluturime shtesë nga Frankfurti dhe Viena
Nga nesër Eurowings fillon me destinacionin e Frankfurtit për të vazhduar me Wizz air në destinacionin e Vienës.
Një sezonë dimërore e suksesshme sapo ka filluar në ANP ‘Adem Jashari’, duke sjellë fluturime shtesë për dy qytetet e mëdha, siç janë Frankfurti dhe Viena, njofton faqja zyrtare e aeroportit “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch.
Nga data 17 dhjetor 2019 kompania ajrore Eurowings fillon fluturimet për dhe nga Frankfurti dy herë në javë gjatë sezonës dimërore 2019 për të vazhduar më tej me fluturime tri herë në javë gjatë vitit 2020.
Ndërkaq, vetëm një ditë më vonë, më 18 dhjetor 2019, kompania low cost Wizz air do të fillojë me fluturime për në destinacionin e Vienës. Kjo kompani do të fillojë fluturimet tri herë në javë gjatë sezonës së vitit 2019, ndërkaq katër herë në javë në vitin që vjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













