Lajme
Aeroporti i Prishtinës merr tri çmime të reja
Çmimet e reja vijnë vetëm pak ditë pasi “Communitas Awards” nderoi Aeroportin e Prishtinës me dy çmime prestigjioze
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka fituar tri çmime të reja nga katër nominimet në “International Business ‘Stevie’ Awards”.
Çmimet e reja vijnë vetëm pak ditë pasi “Communitas Awards” nderoi Aeroportin e Prishtinës me dy çmime prestigjioze.
Hapja e linjave të reja, rritja e numrit të destinacioneve si dhe rritja e numrit të udhëtarëve të shërbyer, sipas komunikatës së Aeroportit, kanë qenë pikat kryesore të vlerësuara nga gjyqtarët e këtyre çmimeve.
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” mori çmimin Gold në kategorinë Kompania e Vitit – Transport, si dhe Silver për Kampanja – Marrëdhëniet me Media dhe Bronze në kategorinë Shëndeti, Siguria dhe Ambienti.
“Jemi mjaft të kënaqur me performancën tonë gjatë vitit të fundit. Këto çmime dëshmojnë përkushtimin tonë në rritjen e mundësive për udhëtarët tanë duke i kushtuar rëndësi të veçantë kujdesit ndaj ambientit në të njëjtën kohë” , thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












