Shkurt.ch
Aeroporti i Cyrihut, me rekord të pasagjerëve në vitin 2015
Më shumë se 26 milionë pasagjerë, saktësisht 26'281'228 sish e kanë shfrytëzuar gjatë vitit 2015 këtë aeroport. Kjo është një rritje prej 3.2 për qind në krahasim me një vit më parë.
Aeroporti më i madh i Zvicrës, ai i Cyrihut në Kloten, ka shënuar vitin e kaluar një rekord të vetin dhe të aviacionit civil të Zvicrës. Më shumë se 26 milionë pasagjerë, saktësisht 26’281’228 sish e kanë shfrytëzuar gjatë vitit 2015 këtë aeroport. Megjithatë, numri i fluturimeve nga dhe në këtë aeroport nuk është rritur. Por aeroplanët kanë qenë mesatarisht më të mëdhenj dhe të shfrytëzuar më mirë se një vit më parë.
Një rekord qe shënuar tashmë në vitin 2014, kur numri i pasagjerëve kishte kaluar shifrën prej 25 milionë udhëtarëve.
Gjatë vitit 2015 në Aeroportin e Cyrihut kanë aterruar ose nga ai janë ngritur 26 milionë e 2818228 pasagjerë, kanë bërë të ditur autoritetet e aeroportit. Dhe kjo është një rritje prej 3.2 për qind në krahasim me një vit më parë.
Numri i udhëtarëve në linjat lokale është rritur për 6% duke mbëri në shifrë 18.7 milionë. 7.7 ilionë pasagjerë e kanë shfrytëzuar Aeroportin e Cyrihut si transit, që është 3.3 për qind më pak se një vit më parë.
Mesatarja e ngarkesës së aeroplanëve e udhëtarë gjatë vitit të kaluar ka qenë 114 për një aeroplan, ndërsa një vit më parë ka qenë 110. Ndërsa oferta e ulëseve në aeroplanët që janë nisur ose kanë aterruar në aeroportin e Cyrihut është rritur për 1.9% ndërkohë që shfrytëzimi i ulëseve ka qenë 76.8% ose 1.2 për qind më i madh se një vit më parë.
Gjatë gjithë vtit 2015 nga ky aeroport janë nisur ose në këtë aeroport kanë aterruar 265.065 aeroplanë që është pothuajse numër i njëjtë me atë të një viti më parë. 54.6 për qind të fluturakeve kanë qenë të kompanisë Swiss. Pastaj vijnë ato të Air Berlin (5.6%), Edelweis (4.6%) etj.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













